Albin Kurti i vetëm në Kuvend

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 09:35 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend, raporton Ekonomia Online. Kurti ka ardhur i vetëm në seancë konstituive të Kuvendit. Para tij kanë mbërritur deputetë tjerë të VV-së.

Kryetari i kësaj partie Visar Ymeri u pa i shoqëruar me deputetët Aida Dërguti e Dardan Molliqaj.

Tashmë deputetët e të gjitha partive kanë filluar të mblidhen, derisa seanca konstituive është paralajmëruar të mbahet në orën 10:00, ku pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme