Aleksandër Vuçiqi synon postin e presidentit

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 12:28 | Nga

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë publik synimin e tij për të qenë kandidat për President të Serbisë.

Në një intervistë televizive, shefi i qeverisë serbe ka deklaruar se më mbështetjen e anëtarëve të kryesisë së partisë së tij, aspiron të kandidohet nga partia e tij për president.

Vuçiqi thotë se nuk do të paraqitet më si Kryeministër dhe jo se nuk i pëlqen ajo punë por sepse zgjedhja e tij si President ka rëndësi të madhe për Serbinë.

Kryeministri serb ka shtuar se vendimi zyrtar do të merret të premten në Këshillin Qendror të partisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme