Ambasada e ShBA-së: Kuvendi i Kosovës e tha fjalën e vet

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 18:14 | Nga

Pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës ka reaguar Ambasada Amerikane në Kosovë. Kjo e fundit ka thënë se sot të zgjedhurit e popullit e dhanë fjalën e tyre.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Ndërkohë që kjo Ambasadë ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovë.

“Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, përfundon reagimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme