Ambasadori Delawie pret Kurtin e Konjufcën

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 18:14 | Nga

Në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, i nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, takuan ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Sipas një njoftimi të dërguar medieve nga VV, në këtë takim u vlerësua mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit, u diskutua procesi i formimit të institucioneve të legjislaturës së gjashtë si dhe sfidat e punët që e presin qeverinë e ardhshme dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.

“U trajtuan shumë tema si ajo e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe investimeve të diasporës, marrëdhënies së Kosovës me Serbinë etj”.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes thuhet se “e përsëritën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për zgjerim të partneritetit dhe thellim të aleancës së Republikës së Kosovës me ShBA-në”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme