Ambasadori gjerman në Serbi: Problemi me Kosovën duhet të zgjidhet shpejt

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 17:21 | Nga

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Aksel Ditman, ka rikujtuar edhe njëherë se Serbia e ka me patjetër që ta zgjidhë problemin me Kosovën, ndryshe s’mund të futet në Bashkimin Europian.

Ditman ka deklaruar për B92 se BE-ja nuk do të pranojë në gjirin e saj shtete që kanë telashe mes vete, njofton Klan Kosova.

“Është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të zgjidhin problemet, sepse nuk duam konflikte mes vendeve të BE-së”, ka thënë ambasadori gjerman.

“Historia na mëson se çështjet e pazgjidhura të kufirit shkaktojnë probleme që ne nuk i duam – prandaj para anëtarësimit problemi i Kosovës duhet të zgjidhet”.

Ditman ka shtuar se një zgjidhje e shpejtë do të ishte e mirë për të gjithë.

Ambasadori gjerman nuk ka treguar se si do të dukej kjo zgjidhje e shpejt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme