Analistët: Pozita dhe opozita t’i marrin seriozisht porositë e Bidenit

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 08:11 | Nga

Analistët politikë, Halil Matoshi dhe Behxhet Shala kanë vlerësuar se mesazhet e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden kanë qenë shumë të qarta për klasën politike dhe ato duhet të merren seriozisht nga pozita dhe opozita.

Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re”, se krahas luftimit të krimit, korrupsionit dhe forcimit të ligjit, Bideni i ka bërë thirrje Qeverisë edhe për kryerjen e obligimeve ndërkombëtare siç janë demarkacioni dhe asociacioni.

Kurse sa iu përket qëndrimeve të opozitës, sipas tyre, ajo duhet të reflektojë nëse ka bërë ndonjë gabim dhe të mendojë përse Amerika nuk po e do.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme