Anëtarët e VV-së arrijnë në seli për mbledhjen e partisë

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 14:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka arritur në selinë e kësaj partie për mbledhjen e Kryesisë.

Më parë kanë arritur edhe anëtarët e tjerë të kësaj partie. Vetëvendosje ka paralajmëruar mbledhje të kryesisë së kësaj partie nga ora 14:00.

Kjo mbledhje vjen pas publikimit të disa bisedave të brendshme në mes të anëtarëve të kësaj partie, ku deputetja Aida Dërguti e ka quajtur m*** deputetin njëherit edhe themeluesin e VV-së, Albin Kurti.

Temë e diskutimit do të jenë përplasjet e ditëve të fundit. Ky rast ka ngjallur reagime të ndryshme në mesin e aktivistëve dhe përkrahësve të Vetëvendosjes.

Shumë degë dhe anëtarë të VV-së kanë kërkuar nga paria e VV-së që ta shkarkojnë nga të gjitha pozitat deputeten Dërguti.

Të ngjashme