Apostolova: Demarkacioni është problem i juaji, s’ka viza me korrupsion dhe pa demarkim

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 13:29 | Nga

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se pa votimin e Demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit vizat nuk do të hiqen.

Apostolova në një interviste për “Zërin” ajo ka folur për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kushte këto për të cilat BE-ja nuk do të bëjë kompromis për heqjen e vizave.

“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë dhe ka folur përmes nivelit më të lartë, le të themi përmes hierarkisë evropiane. Kemi thënë se jemi shumë të vendosur për faktin se janë dy kushtëzime për liberalizimin e vizave; njëri Demarkacioni dhe i dyti është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili është një proces që duhet të vijojë. Pra, se si do të arrihet pajtimi rreth Demarkacionit, që është një Marrëveshje ndërmjet dy vendeve, Malit të Zi dhe Kosovës”, është shprehur Apostolova.

Ajo thotë se BE se nuk janë këtu për të propozuar zgjidhje, edhe pse kanë instistuar që demarkimi i kufirit me Malin e zi të votohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Se si Qeveria tani me këtë Parlament mbështetës do ta kalojë Ligjin e Demarkacionit kjo është puna e tyre”.

“Përsëri e theksoj se për ne është me rëndësi rezultati përfundimtar. Duhet ta kemi Demarkacionin e votuar. Nëse të dyja vendet vendosin të bëjnë marrëveshje të ndryshme kjo është çështje e tyre. Ne do ta pranojmë atë, por ata duhet të jenë të vetëdijshëm se pa një zgjidhje përfundimtare për Demarkacionin dhe për të arriturat në luftën kundër korrupsionit Bashkimi Evropian nuk do ta marrë asnjë vendim politik për të hequr dorë nga këto dy kushtëzime”, ka thënë Apostolova

 

Të ngjashme