Apostolova kërkon plan për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i BE-së, Hoxhaj pret liberalizim

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 15:45 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova, ka kërkuar nga institucionet që të hartojnë një plan konkret për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga Raportit i Komisionit Evropian, i publikuar dje në Strasburg.

Apostolova pasi i dorëzoi këtë raport zëvendëskryeministrit Evner Hoxhaj, shtoi se Kosova ka bërë përparim muajve të fundit mirëpo ka ende punë për të bërë, raporton Ekonomia Online.

“Ka qenë vit sfidues viti 2017. Kosova ka bërë progres në çështjet që ne i kemi rekomanduar sidomos në pjesën e ligjit që është shumë e rëndësishme për Kosovën”.

“Ne u pajtuam me zv.kryeministrin të fillojmë të punojmë në  krijimin e një plani për të gjeturat kryesore të raportit për Kosovën, të cilat duhet të kenë progres të shpejt në mënyrë që Kosova të  jetë pjesë e Evropës”.

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, tha se Qeveria e Kosovës e ka marr seriozisht raportin e Komisionit Evropian dhe sa do të marrë për bazë rekomandimet e dhëna.

Hoxhaj tha se pritja kryesore që ka Kosova është liberalizimi i vizave, raporton EO.

“Kisha një takim me zonjën Apostolova. Pranova raportin meqenëse kryeministri Haradinaj nuk ishte në Kosovë”.

“Kam dy mesazhe kryesore ne si Qeveri e Kosovës e marrin shumë seriozisht këtë raport dhe do ti zbatojmë të gjitha kërkesat dhe të gjeturat që kanë dalë nga ky raport”.

“Pritja kryesore që ka Kosova është liberalizimi i vizave dhe gjuhë në këtë raport është gjuhë premtuese ka një vlerësim pozitiv dhe neve na duhet të bëjmë punë brenda vendit dhe të lobojmë në vendet e BE-së”.

I pyetur se a ka qenë ky raporti që e ka pritur Qeveria e Kosovës ai tha se viti i kaluar ka qenë sfidues mirëpo institucioneve ju mbetet të punojnë në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti.

“Ky raport e përshkruan gjendjen në mes të dy qeverive, unë e përmenda kornizën kohore, në vjeshtën e 2016 e kemi pas një  qeveri tjetër sot e kemi një tjetër. Kemi pas bllokim të institucioneve dhe raporti është ai i cili është, mirëpo pritja kryesore që kanë pasur qytetarët ka qenë dhe është liberalizimi i vizave”.

“Poashtu ne kemi ambicie qe të aplikojmë për status  të kandidatit në BE dhe pastaj do të shohim si ta shtyjmë përpara këtë gjë. Mendoj se duhet të kemi një plan të veprimit ku duhet ti adresojmë pritjet e Kosovës në raport me përmbushjet të cilat kërkohen prej Kosovës”.

Ndërkaq lidhur me rastin e të depërtuarve turq nga Kosova tha se kjo temë mund të jetë e madhe përbrenda Kosovës mirëpo jo ndërkombëtarisht.

“Kjo temë mund të jetë temë e madhe mediale përbrenda Kosovës  mirëpo nuk është ndonjë temë e madhe në kontekstin e Kosovës në raport me BE as globalisht”.

Shefja e BE-së raporti ai ka dorëzuar edhe presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Kuvendit Kadri Veseli.

Image may contain: 1 person, standing and indoor

Image may contain: 3 people, indoor

Të ngjashme