Apostolova nesër viziton katër qendra të votimit

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 13:23 | Nga

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë nesër një numër të qendrave të votimit për t’u njohur nga afër me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ajo me këtë rast do të vizitojë, Qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë në ora 08:50. Në ora 13:30 ajo do të jetë në Skenderaj, në qendrën e votimit në Gjimnazin “Hamëz Jashari”.

Më pas ajo do të vizitojë qendrën e votimit në Shkollën fillore “Mustafa Bakia e re” në Gjakovë, në orën 16:55

Pesëmbëdhjete minuta pa u mbyllur qendrat e votimeve Apostolova do të shkojë në Graqanicë në Shkollën fillore “Mreti Millutin” në Graçanicë, në ora 18.45.

Të ngjashme