Apostolova: Normalizimi ka të bëjë me shkëmbimet dhe kontaktet e lira midis zyrtarëve

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 08:10 | Nga

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, ka bërë thirrje për mbrojtjen e vlerave të BE-së, që nënkuptojnë edhe shkëmbimet mes zyrtarëve, jo vetëm gjatë Ditës së Evropës. Duke u përgjigjur në pyetjet e “Kohës Ditore” në lidhje me anulimin e ftesës për deputetët e Kosovës për pjesëmarrje në një konferencë të organizuar nga Kuvendi i Serbisë, Apostolova ka thënë se “dialogu ka të bëjë me shkëmbimet dhe kontaktet e lira midis zyrtarëve, fqinjëve, qytetarëve dhe komuniteteve, shkruan sot Koha Ditore.

Fqinjët janë të detyruar të bashkëveprojnë dhe të jetojnë së bashku, krah për krah, në mënyrë që të jetojnë një jetë normale”.

Ajo ka shtuar se, procesi i kontakteve të drejtpërdrejta dhe normale, është pjesë e çështjes më të madhe të pajtimit. “Populli i Kosovës dhe i Ballkanit do të përfitojnë shumë nga normalizimi, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, nga gjetja e një mënyre për t’u dhënë fund mosmarrëveshjeve të gjata dhe të dhimbshme”, ka shtuar shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme