Arbër Vllahiu fton të rinjtë të votojnë: Ata janë e ardhmja e Prishtinës

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 09:53 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu, shfrytëzoi te drejtën e tij si qytetar i Kosovës për të hedhur votën.

Vllahiu votoi në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Ai theksoi se sot është ditë e mirë posaçërisht për të rinjtë që sot votojnë për herë të parë.

“Ditë e mirë ditë e veçantë, dua t’i falënderoj ata që janë në punë sot, poashtu dua ti pres të rinjtë që votojnë sot për herë të parë, sepse ata po behën pjesë përbërëse e arkitekturës se qytetit, dua të votojnë më shumë ata sepse janë e ardhmja e Prishtinës”.

Bashkëshortja tij, Dije Vllahiu nuk voton se e ka harruar letërnjoftimin.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.

Të ngjashme