Arbër Vllahiu kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 11:22 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arbër Vllahiu, do të jetë kandidat i AAK-së për Komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Ish-këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, ka marrë bekimin e partisë që iu bashku muaj më parë që të kandidojë për të parin e kryeqytetit.

Kandidaturën e tij e bëri publike kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për shtyp.

Haradinaj tha se Vllahiu përfaqëson vlera dhe çdo qytetar i Prishtinës në të do të gjente kryetarin e vetë.

“Në rrugëtimin e marrjes së përgjegjësive ekzistojnë momente që janë më të veçanta dhe disa nga këto demokracia i ka vendosur në vendin më të lart dhe një nga këto është edhe kandidatimi për marrjen e përgjegjësisë në komunën ku jeton e posaçërisht për kryeqytet dhe kjo është një ngjarje e veçantë”.

“Unë kam përcjell kandidatura nëpër botë dhe kam parë që njerëzit në momentin e marrjes së pra kanë marr  përgjegjësive në momentin që nuk e prisnin”, tha Haradinaj.

Ndërsa kandidati për kreun e Prishtinës, Arbër Vllahiu tha se ka ardhur koha qe të ndryshohet e tashmja e këtij qyteti dhe të ndërtohet e ardhmja në të njëjtën kohë.

Vllahiu tha se për të është nder që të marrë besimin e partisë për të kandiduar për kryetra të qytetit ku ka lindur e është rritur.

“Ju po më ofroni ëndrrën e Prishtinës dhe ju jam shumë mirënjohës dhe unë besoj aq sa kanë besuar qytetarët e Kosovës në ju kryeministër i ardhshëm. Jam njëri nga ju që po merr besimin dhe nderin për të synuar rrugëtimin për të parin e qytetit ku jam lindur dhe jam rritur”.

“Ka ardhur koha që bashkë ta ndryshojmë të tashmen e këtij qyteti për një të ardhme më të mirë. Ka ardhur koha që qytetin e përbuzur dhe të nëpërkëmbur ta kthejmë në këmbë”, u shpreh Vllahiu, raporton EO.

Kandidaturën për Prishtinë deri më tani e ka konfirmuar Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje. Nga radhët e PDK-së jo zyrtarisht është thënë se do të kandidojë Lirak Çelaj.

Kurse LDK-ja këtë javë ka bërë publik emrat e kandidatëve për kryetarë në komuna që është duke udhëhequr. Kandidatin për Prishtinën LDK do ta bëjë publik javën që vjen, kanë thënë zyrtarë të kësaj partie.

Lexo më shumë:

Të ngjashme