Arbër Vllahiu merr pozitë diplomatike

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 13:03 | Nga

Qeveria e Kosovës e ka emëruar sot Arbër Vllahiun, këshilltarin e deritanishëm të kryeministrit Ramush Haradinaj, në pozitën e të Ngarkuarit me Punë në Misionin Diplomatik të Kosovës në Pragë të Çekisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë ndërsa për emërimin përfundimtar të tij duhet të vendosë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Arbër Vllahiu, me një karrierë rreth 30 vjeçare në gazetari, ka qenë këshilltari i ish presidentes Atifete Jahjaga në vitet 2011-2016.

Më pas, për disa muaj ai iu kthye profesionit të gazetarisë si shef i zyrës në Prishtinë të Radios Evropa e Lirë, ndërsa vitin e kaluar aderoi në AAK.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, Vllahiu ishte kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës.

Të ngjashme