ARKEP: Nga qershori i vitit 2018 funksional vetëm kodi +383, s’ka operator ilegal

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 13:45 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në komisionin për Buxhet ka raportuar kryetari i bordit të Autoriteti Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) Kreshnik Gashi.  Gashi ka thënë se ka dërguar në Kuvend dy raporte.

Sipas tij, ARKEP ka realizuar afër 5 milionë euro të hyra në vitin 2016, mirëpo sfidë për këtë institucion është mungesa e pavarësisë financiare si dhe mungesë të stafit, raporton EO.

Gashi duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Naser Osmani, tha se kodi +383 nga qershori i vitit 2018 do të përdoret në gjithë territorin e Kosovë.

Gashi ka shtuar se nga marsi i këtij viti nuk ka operime ilegale të telefonisë në territorin e Kosovës.

Sipas Gashit, për operatorin e tretë telefonik do të fillojnë diskutimet publike në janar të vitit 2018 dhe është e drejtë e Qeverisë që të hap procedura për tenderë nëse është nevojshme.

Enver Hoti pyeti nëse kodi telefonik do të arrij mbuluesish edhe në veriun e Kosovës.

“Kanë qenë 3 operator ilegal dy janë larguar dhe një është ende pjesë e veriut të Kosovës”, u përgjigj Gashi.

Valbon Bytyqi, nga Auditori i Përgjithshëm, tha se në ARKEP janë vërejtur mangësi te punësimi, sepse mbahen pozitat me ushtrues detyre dhe pagesa e punëtorëve bëhen nga mjetet për mallra dhe shërbime.

“Pasuria është mbi vlerësuar për 18 mijë euro. Te qeverisja ARKEP kishte përgatitur planin qeverisës ishte me kohë dhe nga gjithsej rekomandimet e dhëna dhe janë zbatuar 2 të zbatuara fje tri në proces të zbatimit. Në bazë të buxhetit ARKEP nuk i përmbush kërkesat për auditim të brendshëm ata janë munduar për me krijuar mundësi për një gjë të tillë. Të hyrat janë inkasuar rreth 5 milionë euro. Kurse për pagat ka thënë se janë bërë prej fondit për paga dhe mëditje”.

Për të raportuar kishte ardhur edhe Sekretari i kuvendit Ismet Krasniqi. Ai raportoi në lidhje me shpenzimet e kuvendit për nëntë mujorin e vitit 2017 e që janë mbi 69 për qind të buxhetit të përgjithshëm.

Krasniqi tha se kanë hapur tenderin për IT para 10 dite, por që nuk kanë pasur asnjë kandidatë i cili ka aplikuar.

Deputeti Enver Hoti ishte ai që kishte pyetje për sekretarin ku ka pyetur për mungesën e aplikuesve në tendera. Ai ka thënë se kjo është shqetësuese kur nuk vijnë aplikuesit ai ka kërkuar arsye se pse ka mungese të operatorëve.

Krasniqi ka thënë se për çdo tenderë kemi vizitë informuese, por askush nuk ka ardhur për asgjë.

Kryetari i komisionit Lumir Abdixhiku tha se kabineti duhet të shkurtoj shpenzimet për dreka zyrtare, sepse vetëm kabineti i kryetarit Kadri Veseli ka shpenzuar 170 euro në ditë për dreka.

“Kabineti i han 170 euro drekë në ditë dhe kjo është një rrogë mesatare e një kosovari që kabineti i konsumon për drekë. Unë iu kisha lutë që me pas një program të kursimit, por nuk është faji te ju, sepse këtë tema tash e kemi në seancë dhe atje po kërkojmë një program të kursimit prej Qeverisë. Sepse nëse fillojmë me kursyer prej drekave dhe udhëtimeve zyrtare nëpër të gjitha institucionet, besoj se kishim bërë fonde të mjaftueshme për çështjen e trajtimeve të tjera”.

Të ngjashme