Arrestohet zv.ministri Musa Cena, dyshohet për ryshfet

Prishtinë | 20 Tet 2018 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri  i Zhvillimi Rajonal, Musa Cena,është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Zëvendësministri Cena është arrestuar së bashku edhe me dy persona të tjerë, dhe dyshohet për veprat penale “Marrje e Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Policia duke mos dhënë detaje për identitetin e të arrestuarve ka konfirmuar vetëm se tre persona janë arrestuar për veprat penale të lartë përmendura.

“Me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës së Kosovës”.

“Te dyshuarit duke vepruar në bashkryerje dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha për Klan Kosovën.

Hoxha ka thënë se të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente te drejtësisë.

Të ngjashme