Artan Mustafa: Haradinaj duhet të bashkëpunojë me VV-në për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 20:33 | Nga

Sipas gazetarit Artan Mustafa, opsioni më i mirë për krijimin e qeverisë së re është bashkëpunimi VV-AAK-Nisma.

Gazetari dhe njohësi i çështjeve politike, Artan Mustafa, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë ndëshkuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi e kanë kuptuar se gjendja e përgjithshme e vendit po përkeqësohej nën drejtimin e tyre.

Mustafa, që është ligjërues në Universitetin e Vjenës dhe kërkues në fushën e politikave sociale, ka thënë në një intervistë për Insajderin se i nominuari i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, e ka rastin që të rrisë kredibilitetin e tij nëse bashkohet me Vetëvendosjes për formimin e qeverisë.

“Haradinaj e ka edhe një shans ta rris kredibilitetin e tij duke punuar në një qeveri të re me VV-në e cila ka programin e duhur. Debakli i PDK-së në zgjedhje e bën ruajtjen e fjalës nga ana e Haradinajt një qëndrim tërësisht religjioz dhe të paarsyeshëm. Do të ishte më mirë t’ia mbajë fjalën votuesit dhe publikut”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme