Asamblisti i PDK-së: Ahmeti s’guxon as të flasë për punësimet në Komunë

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 19:01 | Nga

Asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Muhamet Selmani ka thënë se Shpend Ahmeti po sillet si një “shpendkeq i plagosur”, që nuk është në gjendje as të flasë për punësimin e kundërligjshëm të qindra militantëve të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës.

“Shpend Ahmeti, të cilit mercenarët e Vetëvendosjes ia kontrollojnë drejtorët dhe ia përdhunojnë çdo ditë Komunën e Prishtinës para hundëve, me përpëlitje si një shpendkeqe e plagosur, nuk po është në gjendje as të flasë për punësimin e kundërligjshëm të qindra militantëve të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës. Ai, si gjithnjë, paska vazhduar të fshihet pas retorikës boshe, duke shpresuar se kështu mund t’i tejkalojë më lehtë skandalet e tij’.

“Qytetarët e Prishtinës po presin llogaridhënie dhe përgjegjësi për stërmbushjen e komunës së tyre me militantë prej bandave të Vetëvendosjes anembanë Kosovës.

‘E dimë që je qyqe dhe kokrra e dembelit, por me këtë sjellje të papërgjegjshme nuk do mund të mbrohesh edhe gjatë. Ky është vetëm fillimi i fundit tënd”.

‘A mos e ke afër edhe atë sekserin tënd, Dardan Sejdiun? Pyete, pyete si po u shkon puna të rehatuarve të Vetëvendosjes me shërbime të veçanta :)”, ka shkruar Selmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme