Ashton në ekipin e Beogradit për biseda me Prishtinën në vitin 2018

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 20:46 | Nga

Baronesha Catherine Ashton me siguri do të jetë këshilltare e ekipit negociues serb për Kosovën nga 1 janari i vitit 2018.

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, baronesha Catherine Ashton, nga gazeta e Beogradit “danas’, që thotë të thirret në burimet e veta diplomatike, sot përmendet si këshilltare e mundshme e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në bisedimet me Kosovën gjatë vitit 2018, transmeton Koha.net.

Ashton postin e lartë në BE e kishte përfunduar pas pesë vjet shërbimi, në vitin 2014, tri vjet pas fillimit të bisedimeve Kosovë – Serbi. Pas përfundimit të mandatit, ishte paraparë që gjatë tri vjetëve ajo të mos angazhohej në asnjë post publik për çfarë nga BE deri në fund të këtij viti do të merrte 400 mijë funte.

Kjo është arsyeja, ndër të tjera, pse baronesha Catherine Ashtion nuk deshi të fotografohej gjatë vizitës te presidenti serb Aleksandar Vuçiq pasi ajo ende gjendet në të ashtuquajturën “kohë kalimtare” .

Megjithatë, bashkëbisedues të kësaj gazete, përcjell koha.net, kanë thënë të kundërtën.

“Catherine Ashton nuk do të jetë këshilltare e kryetarit Vuçiq”, janë të prerë ata. Siç kanë theksuar, paraqitja e Catherine Ashton në Presidencën e Serbisë në ditën e këshillimeve për mandatarin e ardhshëm të Qeverisë serbe, nuk është rezultat i angazhimit të ardhshëm të Ashtonit si këshilltare e kryearti të Serbisë për Kosovën.

Spekulimet për angazhimin e Ashtonit për “danas” e ka përgënjeshtruar edhe Aleksandar Vuçiq. Ajo e kishte përfunduar mandatin kur Vuçiq ishte bërë kryeministër.

Aktualisht Ashton është rektore e Universitetit e Worwik. Në këtë punë është nga 1 janari i këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme