Askush nuk e sfidon Pacollin për kryetar të AKR-së

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 20:38 | Nga

Katër vjet më parë u rizgjodh lider i Aleancës Kosova e Re pa pasur kundër kandidat.

Njëjtë do të jetë edhe kësaj radhe. Presidenti aktual i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i vetmi pretendent për të udhëhequr me këtë subjekt politik.

E sipas numrit dy në këtë parti, Agim Bahtiri, mandatin e ri presidenti partiak, zyrtarisht pritet ta marrë brenda këtij muaji.

Por sipas njohësit të zhvillimeve politike në vend, Bekim Maliqi, mossfidimi i liderëve partiak ka nisur të behët dukuri në vend, njofton Klan Kosova.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë në Facebook se këto zgjedhje partiake janë momentum i jashtëzakonshëm i politikës, sepse kjo parti po instalon një praktikë të re të funksionimit të demokracisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme