Auditori thotë se rreth 300 mijë euro janë keqmenaxhuar nga UP

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 15:50 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit për Universitetin të Prishtinës (UP) për vitin 2016.

Valbon Bytyqi, nga Zyra e Auditorit, tha se rekomandimet për vitin 2016 nuk janë zbatuar nga UP, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se shpenzimet e UP në vlerë rreth 300 mijë euro janë paguar gabimisht dhe nuk janë menaxhuar si duhet.

“Pasqyrat financiare të UP kemi ndarë opinion ta pamodifikuar për plotësimin në vazhdimësi të çështjes, shpenzimet në vlerë 300 mijë euro janë paguar gabimisht, regjistri i pasurive kapitale nuk ka përfshirë të gjitha pronat për shkak të problemeve me prona.

“Në raportin e vitit 2015 kemi dhënë 17 rekoamndime, UP është zotuar ti zbatojë të gjithë ata janë vonuar në planin e veprimit për zbatimin e tyre, vetëm dy rekomandime janë zbatuar plotësisht të tjerat në proces të zbatimit”.

“Nga 12 auditime të planifikuara, vetëm 4 janë përfunduar dhe menaxhmenti nuk është marrë seriozisht me rekomandimet. Të hyrat e subvencionet nuk janë vërejtur parregullsi. Menaxhimi i tyre ka shënuar progres”.

“Dobësitë të pagat-angazhimi i profesorëve në kundërshtim, mungesë e dëshmive për orët e mbajtura, kompensimet e profesorëve për provimet e paraqitura për secilin studentë dhe mos verifikimi i listave për mbajtjen e orës mësimore nga persona të paautorizuar”.

Deputeti Andin Hoti si raportues nga ana e komisionit për çështjen e auditimit të UP-së përsëriti se ky institucion ka keqmenqxhuar 296 mijë euro dhe nuk ka zbatuar rekomandimet e dala nga zyra e auditorit për vitin 2016.

“Auditimi është fokusuar në tri fusha: pasqyrat financiare, qeverisja dhe menaxhimi. Pasqyrat financiare, për pasuri dhe stoqe nuk janë të sakta, të gjeturat janë shpenzimet e rreth 296 mijë euro që ishin buxhetuar gabimisht”.

“Regjistri i pasurive nuk ka përfshirë të gjitha pronat që janë në shfrytëzim për problemet pronësore.  Është vërejtur niveli i ulët i zbatimit të rekomandimeve, 2 rekomandime janë zbatuar plotësisht ndërsa ë tjerat jo”.

“Kërkojnë procese të rishikimit dhe udhëzues për zbatimin e ligjeve e kontrolleve; angazhimi i profesorëve në kundërshtim me rregulloren, mungesë nënshkrime nga orët e mbajtura nga profesorët, kompensimet e mësimdhënësve për provimet, verifikimi i listave, orët e mbajtura, mangësi në përdorimin e sistemit të menaxhimit të pasurisë. Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike, ka thirr rektorin për të shpjeguar defektet”.

Rektori, Marjan Dema, tha se do mundohen që si institucion të përmirësojnë këtë gjendje pasi që sipas tij gjendjen në UP  e kanë gjetur të tillë.

Ai tha se çështja e pagesës për profesorët kur paraqiten provimet nga studentët është rregulluar dhe tashmë profesorët nuk do paguhen nga provimet e paraqitura.

“Ne kemi marrë menaxhim në një gjendje jo të mirë, ne jemi të interesuar se këto dobësi që nuk janë cek këtu ti përmirësojmë. Ky raport ka mangësi, është një ndër raportet krahasuar me raportet tjera është më i mirë”.

“Pajtohemi me ato të gjetura, qëllimi ynë do të jetë 0 që edhe në fusha të tjera mos të kemi të gjetura.  e dimë që kjo nuk arrihet brenda ditës, në këto probleme bëjnë pjesë edhe që këshilli drejtues nuk ka qenë funksional; nuk ka pasur komunikim mes rektoratit, dekanateve, senatit dhe kjo ka ndikuar”.

“Kemi bërë ndryshime edhe në pagesën e provimeve, që kemi kursyer mbi 1 milion euro; nuk paguajmë më profesorët për provime. Kemi plotësuar infrastrukturën tonë me rregullore, nuk jemi duke bërë asnjë pagesë pa rregullore. Të gjitha komisionet janë të pavarura. Është mungesë e madhe e infrastrukturës për hapësira elementare për mësimdhënie, hulumtime shkencore. Kemi pengesa të ndërtimit që mjetet na shkojnë suficit se nuk kemi leje”.

“Çdo angazhim i nënshtrohet trupave të ndryshme të pavarura që i kemi dhe nuk është bërë ndonjë pagesë prej anës tonë që nuk ka qenë e justifikuar, por që nuk kemi zyrtarë për mësim të nënshkruaje dhe nënshkruan prorektori, por e kemi rregulluar tashmë këtë”.

“Njësia e auditimit të brendshëm; funksionon vetëm me një auditor; nuk ka qenë në gjendje me kryer detyrën, jemi të ngarkuar me procedura, rektori ka përgjegjësi për gjithçka por ka pak kompetenca për të marrë masa. Në UP nuk bëhet gabim me qëllim; kemi pasur gabime teknike”.

Muharrem Nitaj anëtar i komisionit, ka thënë se një shqetësim i tij janë pagesat për profesorë. Disa prej profesorëve kanë realizuar paga me mijëra euro.

“Andaj ai ka pyetur se sa  është arritur që disa profesor “të fuqishëm” a vazhdojnë të marrin paga enorme?”, ka pyetur Nitaj.

Rektori Dema ka thënë se ka norma të cilët janë aplikuar dhe ata profesor të fuqishëm janë parandaluar.

Sa i përket shqyrtimit të raportit të auditimit për Ministrinë e Arsimit, ministri Arsim Bytyqi fillimisht ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Kryetari i komisionit Driton Selmanaj tha se mbledhja është paraparë të mbahet në ora 10 po për shkak të angazhimeve të ministrit është shtyer për orën 14 dhe përsëri nuk ka marrë pjesë.

Të ngjashme