“Austria ndër mbështetësit më të mëdhenj të procesit të integrimit Evropian”

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 15:30 | Nga

Zëvendës Ministrja për Integrim Evropian, Anila Statovci-Demaj priti sot në takim një delegacion nga Austria të përbërë nga Ambasadori Austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, Zëvendës Ambasadorja Austriake, Vera Fuchs dhe Udhëheqësi i Zyrës së ADA (Austrian Development Agency) në Kosovë, Gunther Zimmer.

Me delegacionin u diskutua për punën e përbashkët të bërë gjerë tani, si dhe mundësitë e zhvillimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen me Qeverinë Austriake dhe me ADA.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kontekst të procesit të integrimit Evropian, ku është theksuar nga ana e Zëvendës Ministres rëndësia e implementimit sa më suksesshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, sikurse edhe finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave.

Po ashtu, nga aspekti bilateral u diskutua zhvillimi i bashkëpunimit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë –Austri dhe puna e mrekullueshme që është duke u bërë në përafrim ndërmjet dy popujve tanë dhe zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik për të mirë të qytetarëve tanë.

Me këtë rast Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj potencoi se Kosova e çmon shumë përkrahjen e Austrisë dhe konsideron se Austria është ndër miqtë kryesorë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Zëvendës Ministrja shprehu vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me Austrinë në të mirën e zhvillimit të Kosovës dhe përfarimit të vendit me Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler i konfirmoi Zëvendës Ministres vazhdimin e përkrahjes së Austrisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe njëkohësisht e përgëzoi për emërimin si Zëvendësministre në Ministrinë e Integrimit Evropian, dhe premtoj përkrahje për të edhe në këtë pozitë.

MI 1

Të ngjashme