Avni Zogiani rikthehet në Vetëvendosje

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 21:49 | Nga

Anëtari i Shoqërisë Civile, Avni Zogiani është rikthyer në Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo është vërtetuar në një foto të Shtabit Zgjedhor të Vetëvendosjes, ku Zogiani shihet teksa feston në zyrën e Vetëvendosjes bashkë me Albin Kurtin e Shpend Ahmetin.

Zogiani kishte aderuar në Vetëvendosje por kishte dështuar të bëhej deputet në zgjedhjet e pesta në Kosovë. Kur kishte dështuar të bëhej deputet, Zogiani kishte thënë se po largohet nga sfera publike për t’u angazhuar në një punë që i siguron të ardhura për te dhe familjen.

“Kam vendosur të shkëputem nga angazhimi im në sferën publike, duke përfshier këtu politikën, apo të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me përballje në sferën publike… Kështu, unë që prej sot, por natyrisht gjasave mbas një periudhe pushimi, do të kërkoj mundësitë për një punë a angazhim që do të ketë lidhje thjesht dhe vetëm me sigurimin e të ardhurave për mua dhe familjen time”, kishte thënë Zogiani, kur ishte larguar nga Vetëvendosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme