Avokati i Popullit: Hetimet për korrupsion të jenë pa afat

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 09:04 | Nga

Nëse brenda dy vjetësh nuk mblidhen dëshmi e fakte të nevojshme për një vepër penale që lidhet me korrupsionin, atëherë ajo vepër parashkruhet e më këtë rast pushojnë edhe hetimet.

Për këtë shkak, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e sheh të nevojshëm ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në mënyrë që të mos përcaktohet asnjë afat specifik për përfundimin e hetimit dhe ngritjen e aktakuzës kundër veprave penale për kapitullin korrupsioni zyrtar.

Me heqjen e afatit për raste të tilla, sipas Jasharit, prokurorët nuk do të kishin asnjë pengesë në ndjekjen e rasteve të korrupsionit pas dy vjetëve të hetimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme