Avokatit i Popullit në Kuvend: 60 mijë vendime gjyqësore mbesin të paekzekutuara

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 16:02 | Nga Kaltrina Zymberi

Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka paraqitur para deputetëve raportin për vitin 2016. Jashari tha se problem kyç i vendit mbetet mos respektimi i të drejtave të njeriut, zvarritja e proceseve gjyqësore, por edhe ngecja në zbatimin e ligjeve.

“Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2016 ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut dhe në bazë të këtyre kompetencave janë nxjerr tri rekomandime drejtuar institucioneve publike të Kosovës që përbën një përqindje prej 203 për qind prej vitit paraprak dhe që i bije që për çdo të dytën ditë ne e kemi pasur të adresuar nga një rekomandim adresuar institucioneve publike të Kosovës. Është duke ndodhur ajo e vazhdueshme në Gjykata”.

Sipas tij, shqetësuese ka mbetur edhe moszbatimi i 60 mijë vendimeve gjyqësore, raporton Ekonomia Online.

“Zvarritja e proceseve gjyqësore është diçka e vazhdueshme.  60 mijë aktgjykime janë të pazbatuar. Një tjetër shqetësim është edhe ligjet të cilat vijnë nga legjislativi e që nuk janë ardhur në kuvend, e më shqetësuese është gjendja që shumica prej atyre ligjeve janë të viteve tjera”, ka thënë Jashari.

Për raportit foli edhe ish-Avokati i Popullit deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Ai tha se nuk është shqetësuese miratimi i ligjit por zbatimi i tij. Kurteshi tha se qytetarët nuk po i besojnë sistemit gjyqësor, kjo për shkak të mos ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, prandaj me këtë rast po shkelen të drejtat e njeriut.

“Puna e kuvendit siç u përmend dhe e deputeteve shumë shpesh vështirësohet për mungesë të hapësirës, vendimeve të cilat vij, po ashtu mos miratimi i ligjeve të cilat u përmendë nga avokati unë them se më problem është zbatimi i tyre në praktik. Problemet me gjyqësorin janë ato probleme të vazhdueshme sepse qytetarët së pari nuk i besoj këtij sistemi e për më shumë nuk mund t’i besojnë sepse siç tha edhe raporti i avokatit të popullit shumica prej lëndëve nuk zbatohen”, ka thënë Kurteshi.

 

Të ngjashme