Baftiu prezanton 17 objektiva që ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 15:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja Besa Baftiu nga radhët e Partisë Socialdemokrate ka paraqitur një instilacion i cili përmban 17 objektiva që ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Këtë paraqitje ajo e ka bërë sot në Ditën e Demokracisë.

“Këtu gjendemi para këtij instilacioni ku janë të paraqitura 17 objektivat të zhvillimit të qëndrueshëm që i kemi miratuar në Kuvend.”

“Me 25 janar të këtij viti është votu dhe është përkrah dhe do të punojmë në drejtim që të luftojmë siç është varfëria, përmirësimi i gjendjes në shkolla e objektiva të tjera. Këtë rezolutë e kanë përkrah edhe  vendet e tjera të botës pastaj edhe ne e kemi përkrah edhe si Kuvend dhe si shtet”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Ajo me këtë rast ka uruar qytetarët në Ditën e Demokracisë derisa ka porositur që të punohet në zhvillimin e vendit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme