Bahtiri lidh koalicion me Mehmetin, që mori vetëm 187 vota

Mitrovicë | 11 Nën 2017 | 16:48 | Nga

Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Alternativa sot nënshkruan marrëveshje koalicioni në Mitrovicë, për mbështetjen e kandidatit për kryetar komune, Agim Bahtiri.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryetari i degës së AKR-së në Mitrovicë, njëherësh kandidat për kryetar në balotazhin e 19 nëntorit, Agim Bahtiri, dhe kryetarit të Alternativës në këtë qytet, Mehmet Mehmeti. Ky i fundit ishte kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës në zgjedhjet e 22 tetorit, dhe kishte marrë vetëm  187 vota.

Pavarësisht rezultatit të dobët, Mehmeti u shpreh se “ky koalicion do të jetë fitues”.

“Programi ynë është 90% i përbashkët me të AKR-së dhe për hir të atyre që mendojnë për të mirën e Mitrovicës, ne vendosëm të lidhin koalicion dhe të punojmë së bashku për zhvillimin e Mitrovicës, pasi rruga tashmë veç është e trasuar”, ka thënë Mehmeti.

Ndërsa, Bahtiri falënderoi drejtuesit i kësaj partie për përkrahjen e kandidaturës së tij.

“Sot nënshkruam marrëveshje për koalicion qeverisës me Alternativën, e cila u bashkua me alternativën e vetme që mitrovicasit do ta kenë më 19 nëntor. Së bashku edhe me partnerët e tjerë të koalicionit, nuk do të lejojmë që në Mitrovicë të rikthehen ata që qytetin e minatorëve e shndërruar në qytet të krimit, korrupsionit dhe kontrabandës. Mitrovica do të qeveriset nga mitrovicasit edhe për katër vite me duar të pastra. +4”, ka shkruar Bahtiir në faqen e tij në Facebook.

Më herët, AKR në Mitrovicë ka lidhur koalicion edhe me Vetëvendosjen. Bahtiri paralajmëroi se do të ketë dhe marrëveshje me subjekte të tjera.

Në raundin e dytë, Bahtiri do të përballet me Valdete Idrizin e PDK-së.

Image may contain: 6 people

Image may contain: 15 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Të ngjashme