Bahtiri: Sa më shumë të shtyhen zgjedhjet, aq më keq për Kosovën

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 08:08 | Nga

Zyrtari i lartë i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri është i mendimit se Kosova duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje.

Bahtiri në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’, tha se sa më shumë të shtyhen zgjedhjet e parakohshme më keq do të jetë për Kosovën.

Ai tha se kjo qeveri është duke e çuar vendin në humnerë.

“Tani është koha të pyetet populli se kënd e përkrah. Mendoj se zgjedhjet në Drenas kanë dhënë një sinjal pozitiv të demokracisë dhe ndryshimit të kësaj qeverie”, është shprehur Bahtiri.
Ai u shpreh i bindur në suksesin e AKR në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas tij, asnjëherë më parë AKR-ja nuk ka pasur përkrahje më të madhe te qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme