Bahtiri: Të dielën largohet barrikada nga ura mbi Ibër (Video)

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 21:41 | Nga

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin “Rrokum Roll”, tha se të dielën më 14 gusht, do të fillojë revatilizimi i Urës së Ibrit në Mitrovicë.

“Kushtet për heqjen e barrikadës janë përmbushë qysh prej vitit 2015”, ka sqaruar Bahtiri.

I pari i Mitrovicës ka bërë me dije gjithashtu se, revitalizimit të Urës së Ibrit do t’i paraprijë edhe heqja e disa barrikadave të tjera në veri.

Ai ka thënë se, Mitrovica aktualisht, është një ndër qytetet më stabile të Kosovës.

“E kam heq korrupsionin dhe haraçin. Ndërsa kriminelët nuk munden me veprue lirshëm më në Mitrovicë”, tha ai në Televizionin Rrokum.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme