Bajram Hasani iu drejtohet 200 grave, thotë se ato janë shtylla e partisë

Gjilan | 10 Qer 2018 | 18:15 | Nga

NISMA Socialdemokrate në Gjilan, ka mbajtur Kuvendin e Gruas.

Në këtë Kuvend ku morën pjesë rreth 200 gra, Ylla Behluli është rizgjedhur kryetare e gruas së NISMA në Gjilan. Po ashtu nënkryetare u zgjodhën Valmire Arifi, Shkendije Fera dhe Ardiana Biqkaj dhe 17 anëtare të kryesisë.

Kryetari i NISMA’së në Gjilan, njëherësh edhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani ka thënë se gruaja është shtylla kryesore e shoqërisë dhe si e tillë dhe e barabartë, konsiderohet në NISMA Socialdemokrate.

“Në NISMA gruaja ka mundësi e shanse për të kontribuar pozitivisht, për të punuar ndershmërisht për një Kosovë më të mirë. Sot, bashkë me rreth 200 gra të mrekullueshme, mbajtëm Kuvendin madhështor të Gruas së NISMA’së Socialdemokrate në Gjilan”, ka thënë Hasani.

Ai është shprehur se gratë socialdemokrate të rreshtuara në NISMA jo vetëm që kontribuojnë për familjen, por ofrojnë dijen, përkushtimin, talentin dhe sinqeritetin e tyre për të një Kosovë më të mire se kjo për të ardhmen e fëmijëve tanë.

“Kryetare e gruas së NISMA Socialdemokrate në Gjilan është zgjedhur zonja Yllka Behluli. Ndërsa nënkryetare u zgjodhën Valmire Arifi, Shkendije Fera dhe Ardiana Biqkaj. Me këtë rast janë zgjedhur edhe 17 anëtare të kryesisë. Zonja të nderuara, faleminderit që na u bashkuat dhe që sollët në NISMA shumë kreativitet, vlerë dhe energji.”, ka bërë me dije Hasani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme