Bajrami: Dogana ta bëjë publike listën e kompanive që importojnë qumësht pluhur

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 17:59 | Nga

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se masat mbrojtëse nuk duhet të merren vetëm për një pjesë të prodhimeve pasi sipas saj kjo politikë shkon në favor të grupeve të caktuara.

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, i ka bërë thirrje Doganës së Kosovës të bëjë publikojë emrat e kompanive që importojnë qumështin pluhur dhe sasinë që importojnë për të parë efektet e këtyre masave mbrojtëse.

Postimi i plotë i Bajramit pa ndërhyrje:

Perhere ne mbrojtje te prodhimit vendor por edhe ne mbrojtje te cilesise se produkteve vendore.

Bej thirrje publike Doganes se Kosoves te beje publike listen e kompanive qe importojne qumesht pluhur dhe sasine qe e importojne.

Masat mbrojtese qe nuk perfshine tere zingjirin e prodhimit jane masa per perfitime te grupeve te caktuara, kjo lehtesisht vertetohet, kemi raste ne praktike.

S’po importojme miell por grure. Cka i bie kjo? – Mulliesit jane tanet por jo dhe fermert.

Ta ndajme shapin prej sheqeri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme