Balotazhi në Drenas: NISMA në koalicion me AKR-në

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 08:15 | Nga

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Ora e Fundit në Klan Kosova, duke folur për zgjedhjet në Drenas, ka thënë se Aleanca Kosova e Re do të bëjë koalicion me NISMA, për të marrën kreun e qytetit.

Ai ka deklaruar se kanë parë vullnetin e qytetarëve për ndryshim, ndaj janë të bindur se ky koalicion do të jetë fitues.

“Ne kemi pritur më shumë, por jemi rritur 300 për qind në Drenas. Megjithatë dua të bëj me dije se nesër do të bëhet zyrtar koalicioni AKR-NISMA, për të marrë kreun e Drenasit. Qytetarët po duan ndryshime, dhe jam i bindur se ata do të fitojnë; jo partitë politike që me cdo kusht duan ta mbajnë pushtetin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme