Basha: Isa Mustafa të qëndrojë jashtë çdo skenari në qeverinë e re

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 20:24 | Nga

igura e Isa Mustafës nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë së re. Dështimet e Mustafës e bëjnë të padobishëm në këtë mes.

Kështu u shpreh opnionisti Dimal Basha në debatin për krijimin e qeverisë në Rubikon të KTV-së.

Ai ka thënë se këtë tendencë të Mustafës që të jetë pjesë e qeverisë e sheh si absurde duke iu referuar prirjes së bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm paszgjedhor.

“Me prurjet e reja, elektorati i LDK-së e ka dërguar një porosi që i do prurjet e reja”, ka thënë ai.

Basha thotë se një qeveri e mundshme do të mund të ishte në mes të PDK-së së Kadri Veselit dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Sipas tij, qeveria do të duhej të udhëhiqej prej Kurtit. Mirëpo një skenar të tillë nuk e përkrah opnionisti Yll Rugova. Ai ka thënë se një qeveri e tillë nuk do ishte aspak e mundshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme