Batary: Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 18:07 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj theksoi se institucionet e Kosovës janë të interesuara që të vazhdojnë bashkëpunimin me Sllovakinë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Bataryn për proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë, për programin qeverisës, procesin e integrimeve evropiane, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë në avancimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, e uroi kryeministrin Haradinaj për detyrën duke thënë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën, dhe do të vazhdoj bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme