Bejtush Gashi, ministri i katërt që shkarkohet në Qeverinë Haradinaj

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme assesi të bëhet rehat me ministër.

Bejtush Gashi bëhet ministri i katërt i shkarkuar i qeverisë Haradinaj, pasi u shkarkua nga kjo pozitë me kërkesë të partisë së tij, AKR-së, raporton KTV.

Sekretari Organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka konfirmuar shkarkimin e tij.

Vendin e Gashit, në krye të Ministrisë së Brendshme, e ka zënë Ekrem Mustafa, i cili është nënkryetar i degës së AKR-së në Ferizaj.

Bejtush Gashi u emërua ministër i Brendshëm më 13 prill, pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga kryeministri Ramush Haradinaj, pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.

Gashi bëhet ministri i tretë i shkarkuar nga radhët e AKR-së, pasi ishte shkarkuar edhe ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj.

Me kërkesë të Nismës Socialdemokrate, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ishte shkarkuar nga kjo pozitë.

Ndërkohë, dorëheqje kishte kërkuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, por dorëheqja e tij nuk u pranua nga kryeministri Haradinaj dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme