Beogradi e do Kosovën si dekor

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 08:33 | Nga

Vetëm si dekor e do Beogradi Kosovën në takimin e planifikuar në Nish mes qeverive të Shqipërisë dhe të Serbisë.

Së fundi është raportuar për një takim trepalësh, Serbi-Kosovë-Shqipëri, në nivel kryeministrash që do të mbahej në qytetin serb. Por kjo është përjashtuar nga qeveria serbe, duke thënë se vetëm përfaqësues të rangut më të ulët nga Prishtina do të mund të marrin pjesë në takimin ku delegacioneve përkatëse do t’u prijnë kryeministri serb, Vuçiq, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbajtjen e takimit në tetor e kanë konfirmuar zyrtarë të qeverisë serbe dhe të asaj shqiptare. Tema kryesore të diskutimit do të jenë zhvillimi ekonomik dhe investimet rajonale.

Kërkesa për intensifikim të dialogut shqiptaro-serb vjen pas vizitës së nënpresidentit amerikan, Joe Biden, në Beograd dhe Prishtinë. Ai ka inkurajuar të dyja palët që të shpeshtojnë komunikimet, gjë që u pranua edhe nga Vuçiqi, por jo që kjo të realizohet në nivele të larta përfaqësuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme