Beqa: Kurti e ka refuzuar uniformën e UÇK-së

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 17:14 | Nga

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i është kundërpërgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, pas akuzave ndaj udhëheqësve të luftës së UÇK-së.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Beqa e ka quajtur deputetin e Vetëvendosjes terrorist dhe kryebandit.

Ndërsa për themeluesin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai ka thënë se “kur ka qenë koha për të luftuar, e ka refuzuar uniformën e UÇK-së dhe ka ikur”.

Statusi i plotë i deputetit Hajdar Beqa:

Dardan Mollotoviqi dhe terroristi Frashër Krasniqi, kjo dyshe që kanë udhëhequr sulmet terroriste ndaj institucioneve të shtetit, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës (shumica nga ta ish-pjesëtarë të UÇK-së), kanë marrë guximin të njollosin luftën çlirimtare dhe emblemën e UÇK-së.

Të mjerët veç zanin ia kanë dëgjuar luftës, ndërsa rrëfimet për UÇK-në i kanë marrë nga udhëheqësi i bandës së tyre kriminale, Albin Kurti, i cili kur ka qenë koha për të luftuar, e ka refuzuar uniformën e UÇK-së dhe ka ikur. Mollotoviq dhe ti terroristi i vogël i tij, për UÇK-në ju vetëm mund të vazhdoni të shpifni e ta urreni, por sa e doni ju atë dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare, e dinë të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Gjuha juaj e urrejtjes ndaj luftëtarëve të lirisë nuk e njollos asnjëherë luftën çlirimtare, ndërsa ju dy kryebanditët që keni orkestruar sulmet ndaj institucioneve shtetërore të krijuara me mund e gjak të luftëtarëve të lirisë, së shpejti do t’ju vijë fundi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme