Beqiri: Arrestimi i Thaçit i papranueshëm, kërkojmë ndihmë nga BE

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 16:39 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri, në seancën që është duke u zhvilluar në këto momente e ka quajtur akt të papranueshëm të organeve serbe arrestimin e nënkolonelit Nehat Thaqi.

“Ne si GP i LDK-së dënojmë këtë akt të papranueshëm të organeve serbe si akt i cili nuk i kontribuon në normalizimin e raporteve në përgjithësi. Ne si GP përkrahim angazhimin dhe kërkojmë që të shkohet edhe më tej deri në organet kompetente të Kosovës që Thaqi të lirohet. Të njëjtit të ndalin veprimet të tilla”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij, Task Forca e krijuar nga ata, duhet të bëjë punën e tyre dhe të japin kontributin që sa më shpejtë të zgjidhet ky rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme