Beqiri: Mocioni i opozitës do të dështojë

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 13:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se nisma e opozitës për mocion ndaj Qeverisë nuk është e drejtë dhe si e tillë edhe do të dështojë.

Ai ka thënë se është punë e opozitës që të tëntojë të marrë pushtetin në forma të ndryshme, porse nuk ka të drejtë sepse sipas tij Qeveria po bënë punë të mira, raporton Ekonomia Online.

“Opozita e ka fundi fundit të drejtën, çdo opozitë në çdo shtet demokratik aspiratë kryesore e ka që në forma të ndryshme të tentojë ta marr pozitën në këtë rast ta rrëzon edhe Qeverinë. Mirëpo ne nuk duhet t’i shqetësohemi kësaj çështje është e drejtë e tyre por ne nuk besojmë as që ka arsye, besa as që ka mundësi që të bëhet kjo”, tha ai.

“Qeveria pavarësisht kësaj dhe vështirësive që i ka pas ka bërë një punë të mirë dhe janë deklarime edhe të atyre që janë kompetent për zhvillimet veçmas për zhvillimin ekonomik ne renditemi si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në regjion dhe unë nuk po dua të hy këtu, por sa i përket kësaj mbetet të shihet”, tha ai.

Sa i përket deputetëve të PDK-së, të cilët janë deklaruar pro këtij mocioni ai ka thënë se nuk është punë frike kjo sepse ata e kanë një subjekt politik të cilit i takojnë dhe është çështje e menaxhimit nga ana e partnerit të koalicionit.

Të ngjashme