Beqiri: Të votosh kundër vetës është e habitshme

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 14:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se të gjithë partitë u renditën në njërën anë për ta rrëzuar qeverinë, raporton Ekonomia Online.

Ai madje ka thumbuar PDK-në duke thënë se votoi kundër vetës.

“Ajo që mund të thuhet është e shumë e qartë se të gjitha partitë janë bërë në njërën anë dhe kjo nuk është punë e opozitës”.

“Është interesante kjo forma që ka ndodhë, sepse të votosh kundër vetes është e habitshme”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij, tentimi që t’i lihet fajësia LDK-së për demarkacionin absolutisht është i paqëndrueshëm.

Të ngjashme