Berisha për Thaçin: E ka marrë flamurin për krijimin e Serbisë së Madhe

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në emisionin “Opinion” ka goditur rëndë Hashim Thaçin rreth angazhimeve të tij për çështjen e korrigjimit të kufijve.

Ai ka thënë se Thaçi duke folur për këtë temë ka marrë flamurin për krijimin e Serbisë së Madhe.

Berisha ka vazhduar më tej duke thënë që dikur bashkë me Thaçin dhe ish-kryeministrat tjerë të Kosovës kanë provuar ta bindin bashkësinë ndërkombëtare që të mos diskutojë çështjen e kufijve.

“Kemi kundërshtuar çdo përpjekje të Beogradit për shkëmbim territoresh duke u thënë partnerëve tanë, aleatëve, e duke na thënë edhe ata ne ‘keni të drejtë ‘kjo është hap drejt Serbisë së Madhe” ka thënë ai.

“Dhe del ti një ditë dhe thue, s’e ka thënë Beogradi këtë po e them unë, atëherë ti ke marrë përsipër atë flamur…”

“A e dëgjuat Vuçiqin që thoshte Serbia do të bëhet më e madhe, nuk do të kërkojë ndryshim kufijsh, pse të kërkojë ai, po kërkon argati im e kam zgjidhur këtë punë” ka theksuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme