Bob Dole emërohet zëvendësshef i Ekipit të Presidentit Trump

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 15:12 | Nga

Një ditë pas takimit të presidentin Hashim Thaçi me senatorin Robert Joseph Dole, i njohur si Bob Dole, ky i fundit është emëruar në njërën prej pozitave kryesore në ekipin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Senatori amerikan, Bob Dole, është nga shteti i Kansasit dhe njëherësh është mik i madh i Kosovës.

Mediet botërore kanë raportuar para disa orësh për emërimin e senatorit Bob Dole si zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Për këtë emërim të ri, senatorin Dole në rrjetin social “Twitter” e ka uruar edhe presidenti Thaçi.

“Urime senatorit Dole për emërimin e tij zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit Trump. Një zhvillim i mirëpritur”, ka shkruar Thaçi.

Kreu i vendit ka takuar senatorin Dole dje në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, me ç’rast e ka falënderuar edhe për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, senatori Dole në Twitter i ka shkruar presidentit Thaçi se “jam i nderuar me miqësinë tuaj dhe me njerëz të shumtë në Kosovë, një shtet i mrekullueshëm me shumë njerëz frymëzues”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme