Brukseli reagon pas deklaratave të Ramës se Kosova dhe Shqipëria do të kenë një President

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 15:36 | Nga

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Edi Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët.

Por, zëdhënësja e KE-së Catherine Ray tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.

“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha ajo.

“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese. BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”, tha Ray.

Kjo nuk është deklarata e parë e Edi Ramës, që sjell trazim jo vetëm në rajon, transmeton mapo.

Disa politikanë periferikë serbë kanë kërkuar që Rama të shpallet ‘non grata’ në Serbi pas komenteve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme