Bulliqi: Ish-komisioni ka tejkaluar kompetencat, kjo ka shkaktuar humbje të territorit

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 10:28 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, për herë të parë, prej marrjes së detyrë.

Bulliqi prezantoi të gjetura e deritanishme nga terreni rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se në dy kahje e kanë zhvilluar analizën, analiza e materialit të ish-komisionit shtetëror dhe mbledhja e fakteve të reja.

“Gjatë punës kemi pas dy kahje të zhvillimit analiza materiale dhe mbledhja e fakteve të reja rreth këtij procesi. Mund të themi që këto analiza të këtij materiali janë orientu në aspektin kushtetues dhe të drejtën ndërkombëtare, kadastrale dhe kontrollin efektiv, kjo e fundit për arsye që duke pas parasysh krijimin e kësaj situate do të na tregoj se kjo vijë ka qenë mirë ose keq nga ana e komisionit”.

Bulliqi tha se ka deklaruar se komisioni paraprak i cili udhëhiqej nga Murat Meha, nuk ka bërë punë profesionale e është themeluar jo në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare siç kërkohet me ligjet në fuqi.

Madje ai tha se ish-komisioni ka tejkaluar kompetencat e veta ngase ka qenë i ngarkuar vetëm me demakrimim e jo në vendosjen e një vije të re kufitare siç ka rezultuar.

“Puna e ish-komisioni ka kaluar kompetencat e veta në start, ka qenë i themeluar vetëm për një detyre demarkamin dhe shënjimin për mirëmbajtjen e kufirit po në asnjë formë dhënie të re të vijës kufitare. Puna e tyre ka qenë ta identifikoj ish-kufirin administrativ. Kjo ka shkaktuar në humbjen e territorit ngase vija kadastrale është shndërruar në vijë administrative. Komisioni ka sjellë domenet jo-relevante duke u munduar të sjell dokumente voluminoze”.

Sipas tij, pala kosovare sipas tij, qysh në takimin e dytë me palën malazeze e ka pas të qartë se po humbet territor.

Bulliqi sqaroi se kanë zhvilluar takime pune në Kroaci e Slloveni, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.

Ai premtoi se po bëjnë përpjekje që sa ma shpjet t’i bëjmë të ditura këto të gjeturat e t’i dorëzojnë edhe në qeveri.

Zeka: Nëse ka bë shkelje komisioni i vjetër të ndërhyjë Prokuroria

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, tha se është i vetëdijshëm për presionin që ka Shpejtim Bulliqi, por tha se në bazë të informatave që ka, ka ekzistuar një marrëveshje federative për përcaktimin e kufijve.

Sipas tij, po që se ka shkelje kushtetuese nga ish-komisioni a duhet të ndërhyjë edhe Prokuroria.

Pajaziti: Komisioni i ri për Demarkacionin nuk ka sjell të dhëna të reja

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, tha se ka pritur shumë nga raportimi i komisionit të ri, ngase sipas tij Shpejtim Bulliqi raporti vetëm për punë e ish-komisionit duke këshilluar që me punë e komisionit të merret drejtësia nëse ka nevojë, raporton Ekonomia Online.

“Ju z.Bulliqi në atë kohë keni fol si ekspertë e sot kom prit më shumë argumente që na ndihmojnë neve. Unë nuk dëgjova kurgjo ma shumë që keni pas atë vizitën. Mu personalisht nuk kam asnjë emocion për atë komisionin e kaluar e as për juve se na shumica dojn me nxjerr diçka që bë e mbyll këtë proces pa e paragjyko asnjë lloje të rezultatit”.

“Në krejt çka dëgjua këtu ke puna për ish-komisionit e që nëse ka diçka le të merret drejtësia. Ju e dini që argumentet janë politike e na nuk mujna me i anashkalo këto e nuk u lejohet as politikës me luajt me këtij. Nëse nuk keni pas argumente nuk është dashtë me ardhur”.

Isufi: Komisioni i ri për Demarkacionin të na ofroj të dhëna të sakta

Deputeti i AAK-së Ahmet Isufi, tha se pret që komisioni i ri në krye me Shpejtim Bulliqin të ofroj të dhëna të sakta pa marrë parasysh se sa kohë do t’i marrë kjo.

Kjo çështje sipas tij, nuk është humbje kohe sepse është e natyrshme që shtetet e reja të përballën me probleme të tilla siç është shënimin i vijave kufitare.

“Puna juaj është me përgjegjësi sepse ka të bëjë territorin e shtetit tonë, sa për kohën  mos bini pre  ë të nguteni , ndërsa koha të mbetët në ndërgjegjen e komisionit”.

“Interesat e popullit të Kosovës dhe shtetit duhet të mbrohen. Bazohuni në aspektin profesional, sepse nuk kemi askujt për t’i fal tokë. Është koha e fundit kur njerëzit do të mbrojnë interesat e vendit”.

Deda: Raporti për demarkacionin të publikohet para janarit

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka kërkuar që procesverbalet e komisionit të kaluar të bëhen publike menjëherë, ngase shteti fqinjë e ka bërë një gjë të tillë.

Madje ai ka kërkuar që raporti i komisionit të ri të publikohet para muajit janar të vitit të ardhshëm, ngase sipas tij, nuk kemi kohë për të humbur.

“Kjo situatë është kundër Kosovës sa i përket çështjes së demarkacionit. Ju sa më shpejt të dilni me raportin përfundimtar. Nuk mund ta presim janarin ose shkurtin e vitit të ardhshëm. Por, kjo nuk do të thotë të punohet shkel e shko”.

“A do të mund që orientimisht ta na tregoni një periudhë kohore, kur ne do të mund ta merrnim raportin e juaj. Nëse zgjatet kjo periudhë, do të ishte mirë të shihemi edhe njëherë këtu në komision, dhe të raportoni për punën tuaj”.

Zemaj-komisionit të ri për demarkacionin: Nuk dëgjova asgjë të re

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nga komisioni i ri për demarkacionin me Malin e Zi nuk ka marrë asnjë informacion të ri sa i përket demakrimit të kufirit me shtetin fqinjë.

Duke sugjeruar Shpejtim Bulliqin, që kryeson këtë komision që mos të merret me punën e ish-komisionit që e udhëhoqi Murat Meha.

“Do të vijë dikush tjetër të vlerësojë punën tuaj. Nuk jemi as në as ju kompetent rreth mandatit të ish-komisionit. Sot nuk dëgjova asgjë të re. Ama bash hiq”.

Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj në mbledhjen e parë ka shkarkuar kryetarin e Komisionit për shënjimin e kufizimit me Malin e Zi Murat, Mehën, në vend të tij e emëroi ish-deputetin e LDK-së, profesorin e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqin.

Bulliqi ishte kundërshtari i madh i marrëveshjes për kufirin duke ofruar edhe dokumente që dëshmonin të kundërtën që kishte konstatuar komisionin shtetëror.

Kreu i AAK-së sa ishte opozitë bashkë edhe me Vetëvendosjen dhe partnerin e koalicionit të tanishëm Nisma për Kosovë, mandatin e kaluar kanë kundërshtuar versioni aktual të marrëveshjes me shtetin fqinjë nën pretendimet se Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektar nga ky demarkim.

Marrëveshja u nënshkrua më 26 gusht nga atëherë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Ajo ndonëse u soll në Kuvend nga Qeveria nuk u hedh as një herë në votim. Ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend u vendos si kusht për të fituar liberalizimin e vizave, nga Bashkimi Evropian (BE).

Të ngjashme