Burri i Albulena Haxhiut: Mafia rimerr Prishtinën

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 22:53 | Nga

Prej kur nisi përqarja në Vetëvendosje, krahu përkrahës i Albin Kurtit në shumë raste i është drejtuar publikisht grupit të Molliqajt të cilin pritet ta drejtojë Shpend Ahmeti, se kanë lidhje me biznese të mëdha që kanë interesa në kryeqytet.

Është zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi i cili njëherë është edhe bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, që në një postim postim të fundit të bërë pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, ka shkruar se ‘Mafia po rimerr Prishtinën’.

“Pas 4 vitesh ballafaqim Mafia rimerr Prishtinën”, ka thënë Krasniqi në Facebook.

Ndryshe, njeriun i cili tani po i drejton akuza atij, mandatin e parë si kryetari i Pirshtinës, Shpend Ahmeti e kishte emëruar drejtor të Kompanisë Rajonale të Pastrimit, por ai kurrë nuk e mori atë detyrë për shkak të problemeve me bordin e aksionarëve.

Ndërkohë, duhet të ceket se që nga përplasja në Vetëvendosje ku u krijuan dy grupe, çdoherë u raportua se Ahmeti ishte rreshtuar nga Molliqaj, gjë që do të thotë se nuk ishte e papritur kjo dorëheqje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme