Bytyqi: Janë zhvilluar procedurat për hartimin e Projektligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-a

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 15:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Seancën e Kuvendit të Kosovës u diskutua Projektligji për njohjen e statusit të punëtorëve të arsimit të viteve të 90-a.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se tashmë janë zhvilluar të gjitha procedurat për hartimin e këtij projektligji, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi është njohja e kontributit të punonjësve të arsimit 1990 deri 1991 deri në vitin 1998- 1999. Njohja e stazhit përmes benificionit për kategoritë që ndërtuan arsimin shqip”.

Ministri Bytyqi bëri të ditur se ky ligj nuk do të zbatohet për ata që janë financuar jashtë sistemit të Republikës së Kosovës.

Komisioni përkatës i ka rekomanduar Kuvendit që të miratojë në parim këtë projektligj. Ai vlerësoi se i plotëson kushtet e parapara sipas rregullores së Kuvendit, raporton EO.

Valentina Bunjaku në emër të GP LDK shprehu shqetësimin për vonesën e këtij projektligji, për shkak se, sipas saj, shumica e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta kanë ndërruar jetë.

Nezir Çoçaj, në emër të PDK-së, ka thënë se duhet pasur parasysh kontributin e mësimdhënësve të kësaj periudhe, sepse këta e mbajtën gjallë gjuhën shqipe, andaj nuk duhet të krahasohet me asnjë kategori, raporton EO.

Adem Mikullovci reagoi ndaj deklaratave të LDK-së, duke thënë se organizimi i atëhershëm i Arsimit në Kosovë ka qenë falë Ministrisë së atëhershme të Arsimit në Kosovë dhe në bazë të Kushtetutës së Kaçanikut, e jo falë kontributit të LDK-së.

“Ky ligj duhet të kalojë, periudha që ka kalu arsimi në Kosovë ka qenë e papërsëritshme. Më befason që kolegia që e mori krejt organizimin e kësaj, organizimi i Arsimit në atë kohë në Kosovë është falë punës së Ministrisë së atëhershme dhe në bazë të Kushtetutës së Kaçanikut. Nuk është meritë e LDK-së, LDK-ja e asaj kohe dhe LDK e kësaj kohe ka dallim”, tha Mikullovci.

Dardan Sejdiu, nga PSD-ja pyeti ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçicën se sa ligje që trajtojnë pensionet i kemi në Kosovë, raporton EO.

“Unë e nisi me këtë dhe them se Republikës së Ksoovës i duhet një kod pensional dhe jo secilës kategori një kontribut pensional. Të definohen qartë si i trajtojmë të gjitha kategoritë, të caktohen të hyrat pensionale qartë”.

“Në lexim të dytë do të sjellim amendamente të tjera. Ky ligj përveçse ka shumë kategori, ka tema të cilat vlejnë të diskutohen se si interpretohet trashëgimia e pensionit. Nuk na nevojiten 7 ligje të ndryshme për kategori të ndryshme të pensioneve, por një kod pensional”.

Të ngjashme