Bytyqi thotë se do të zgjidhet çështja e vijimit mësimor të mësimdhënësve me probleme shëndetësore

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 12:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Enver Hoti, nga Nisma, iu drejtua me pyetje ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqit, rreth mësimdhënësve të cilët për arsye shëndetësore nuk mund ta vijojnë mësimin.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i tha Hotit se së bashku me ministrin Reçica janë duke biseduar për qëndrueshmërinë e të punësuarve në vendin e punës, në mënyrë që mësimdhënësit të mos shkojnë në shkollë kur nuk mund të mbajnë mësim, raporton Ekonomia Online.

“Një shqetësim ka ardhë për të na sjellë numrin e mësimdhënësve që kanë probleme e vuajnë nga këto sëmundje dhe nuk mund t’i mbajnë orët me standarde. Jemi duke biseduar me ministrin Reçica për qëndrueshmërinë e të punësuarëve në vendin e punës që mësimdhënësit mos të shkojnë në shkollë kur nuk munden ta mbajnë mësimin. Nëse nuk bëhet udhëzimi administrativ do vazhdojmë të punojmë për të gjetur një zgjidhje”.

Të ngjashme