Bytyqi uron qytetarët për votimin pozitiv të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 16:02 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ua ka uruar qytetarëve të Kosovës votimin e Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Bytyqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar se ky votim e afron Kosovën edhe një hap drejt mundësisë për lëvizje të lirë.

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Parlamenti Evropian, me votimin pro liberalizimit të vizave, e afron Kosovën edhe për një hap drejt mundësisë për lëvizje të lirë, gjë e cila mbi të gjitha do të hapë rrugë të reja drejt integrimit të arsimit dhe për rezultat edhe ngritjes së cilësisë në arsim dhe zhvillimit ekonomik, që është synim i yni.

Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës, e mbi të gjitha për të rinjtë tanë, të cilëve do t’iu hapen mundësi të shumta për t’u arsimuar dhe për të njohur kultura të tjera në vende të ndryshme!

Të ngjashme