Cakolli: Shpendit po i del në mbrojtje i akuzuari për terrorizëm

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 23:52 | Nga

Sekretari i Partisë Demokratike në Prishtinë, Bujar Cakolli i është kundërpërgjigjur zyrtarit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, i cili sulmoi PDK-në për aktivitetin protestues në Prishtinë.

Cakolli tha se pas Dardan Molliqajt, Shpendit i ka dalë në mbrojtje Frashëri i cili siç ka thënë ai, akuzohet për vepra terroriste.

Kjo sipas Cakollit dëshmon se Shpendi udhëhiqet nga Dardan Molliqaj e Frashër Krasniqi që janë përgjegjës për sulmet ndaj institucioneve.

Statusi i plotë i Bujar Cakollit nga PDK:

Nga kryebandidti Dardan Mollotoviqi që ditë me parë u mundua ta mbrojë kukullën e tij Shpend Ahmeti që ia ka punësuar 500 militantë, sonte Kryetarit të kapur të Prishtinës i paska dalë në mbrojtje terroristi i vogël Frashër Krasniqi, i cili akuzohet për sulme terroriste ndaj institucioneve kryesore të shtetit. Kjo vec e konfirmon se Shpendi është pjesë e bandës që udhëhiqet nga Dardan Mollotoviqi e ushtarak e ka edhe fiqfiriqin – Frashërin. Shpend nuk ka njeri që mund të mbroj nga aferat korruptive që i ke bërë për ti shërbyer bandës Vetëvendosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme