Caktohet seanca për të mërkurën, diskutohet për buxhetin

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 11:39 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën të mbahen seanca e radhës në të cilën do të shqyrtohet për herë të parë projektligji për buxhetin e Kosovës për vitin 2017, raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të formohet Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, si dhe të shqyrtohet raporti vjetor i auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u shqyrtua edhe propozimi për shpalljen publike për një anëtar në Bordin për Ankesa.

Kryesia autorizoi administratën e Kuvendit që të shpallë konkursin, konform dispozitave ligjore.

 

 

Të ngjashme